22.06.2023, 17:40 · përditësuar para 1212 dite1 min lexim
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pas takimeve që po zhvillohen në Bruksel, pritet të mbahet një konferencë për media në lidhje me përmbajtjen e diskutimeve, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se këto takime po zhvillohen në mënyrë që të gjendet një zgjidhje që do të kontribuojë në qetësimin e situatës në veri të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.