Pas gjendjes së rëndë emocionale, Selena merr mbështetje nga kolegët NULL NULL 17.10.2018 20:32 17.10.2018 20:32 Selena Gomez, ka marrë mbështetje nga kolegët pas gjendjes së rëndë emocionale që përjetoi. Ajo është shtruar në spitalin psikiatrik për të rimarrë veten pas kësaj gjendjeje. Demi Lovato, Cardi B dhe Jennifer Aniston janë mërzitur shumë për gjendjen e koleges së tyre. “Jennifer është një person jashtëzakonisht i kujdesshëm. Asaj i dhemb shumë fakti që po e sheh Gomez në këtë gjendje dhe është atje për t’i ofruar këshilla e për t’i dhënë mbështetjen e saj. Ajo e sheh këngëtaren si një motër të vogël dhe po bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar”. Demi Lovato, e cila po mundohet të rikuperojë veten pas mbidozës që për pak e çoi drejt vdekjes, po mundohet ti qëndrojë pranë këngëtares. klankosova.tv