Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas gjashtë muajsh, Kit Harington dhe bashkëshortja shihen bashkë

NULL NULL
11.12.2019 19:00

Kit Harington dhe bashkëshortja e tij Rose Leslie janë parë duke e shijuar një darkë në Londër gjatë të martës mbrëma.

Në fotografitë që paparacët kanë arritur të kapin çifti shihet derisa largohen nga restoranti duke ecur së bashku, por jo dorë për dore megjithëse duket se janë në humor të mirë.

Kjo është hera e parë që Harington dhe Leslie janë parë së bashku në publik prej kur 32 vjeçari Harington e kishte përfunduar rehabilitimin gjashtë muaj më parë.

Ylli i “Game of Thrones” ishte vendosur në një institucion shëndetësor luksoz që quhet “Prive Swiss” në muajin maj.

Mediat kishin raportuar se aktori e kishte kaluar një periudhë të rëndë ku ishte përballur me shumë stres derisa edhe kishte abuzuar me alkoolin, pasi seriali i prodhuar nga HBO kishte përfunduar gjë që e kishte rënduar shumë aktorin.

Harington dhe Leslie janë të martuar tash e një vit. Ish-yjet e “Game of Thrones” kanë kurorëzuar dashurinë e tyre më 23 qershor të vitit 2018 në një kështjellë në Skoci.

 

 

 

lajme të ngjashme