Pas gati dy muajsh mbyllje, rihapen disa furra buke në Gaza NULL NULL 08.01.2024 08:39 08.01.2024 08:39 gaza Programi Botëror i Ushqimit ka bërë të ditur se disa furra buke në Gaza kanë rifilluar punën pas më shumë se 50 ditësh mbyllje. Në njoftimin e tyre, është bërë e ditur se po sigurojnë grurë, miell, kripë e sheqer për të filluar prodhimin e mallrave për familjet e zhvendosura, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Disa furra buke në Gaza janë rikthyer dhe funksionojnë pas mbi 50 ditësh mbylljeje. Po sigurojmë miell gruri, kripë dhe sheqer në mënyrë që furrat e bukës të fillojnë të bëjnë sërish bukë, për të rritur përballueshmërinë për mijëra familje të zhvendosura”, thuhet tutje në njoftimin e bërë në “X”.