Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pas FFK-së, edhe KOK-u dërgon ankesë në IOC dhe FIFA për veprimin e Serbisë në Kupën e Botës

NULL NULL
25.11.2022 16:00

Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Brazilit dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren e brazilianëve 2-0, në mediat social nisi të qarkullojë një fotografi nga dhoma e zhveshjes së kombëtares serbe.

Aty u pa një flamur i Serbisë, ku në mes shihej harta e Kosovës dhe mbishkrimi “Nuk ka dorëzim”.

Për këtë arsye, FFK-ja ka dërguar ankesë në FIFA. Veç saj, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës thotë se e ka pritur me shqetësim të madh veprimin e Serbisë, e cila “edhe një herë përmes veprimeve të turpshme e përfshin politikën me sport”.

“Këtë herë, një gjest i tillë vjen jo vetëm nga tifozët, por nga Kombëtarja e Serbisë në futboll, dhe pikërisht në ngjarjen më të madhe të futbollit, Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Katar.

“Drejtuesit e Federatës Serbe lejuan që një flamur me ngjyra serbe dhe me hartën e Republikës së Kosovës, si dhe me mesazh urrejtjeje ‘Nuk ka dorëzim’, të vendoset në zhveshtoret e Kombëtares së Serbisë, para dhe pas ndeshjes me Brazilit”.

“Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA”.

Komiteti Olimpik i Kosovës thotë se në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s.

“Besojmë se IOC dhe FIFA do të jenë të vëmendshme ndaj këtij veprimi dhe në Kupën e Botës Katar 2022 të mbretërojë vetëm fryma sportive dhe korrektësia”, përfundon reagimi i KOK-ut. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme