“Paralizë” në mbrojtjen e Skënderbeut, lojtarët e Dinamos si në “bahçe t’babës” (VIDEO) NULL NULL 27.02.2025 18:44 27.02.2025 18:44 Foto e shkëputur nga video sekuenca e RTSH-së Arsyeja pse UEFA e dënoi me dhjetë vjet mospjesmarrje në garat evropiane, ishte ndikimi i futbollistëve në rezultatet e ndeshjeve. Por ende pa i kaluar Skënderbeut të Korçës ky ndëshkim, lojtarët aktualë të këtij ekipi, u bënë sërish protagonistë të një episodi dyshues, njofton Klankosova.tv. Në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Tiranës, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, kur rezultati ishte 0-1 për kryeqytetasit, këta të fundit duheshin me patjetër të shënonin së paku edhe një gol, në mënyrë që rezultati i përgjithshëm të barazohej në 2-2, pasi ishin korçarët ata që e fituan aktin e parë 0-2. Pak para se të përfundonte ballafaqimi i dytë, shikuesit në stadium, ata para ekraneve televizive, e më pas edhe qindra mijëra të tjerë në rrjete sociale, u bënë dëshmitarë të një momenti që ngjalli dyshime të mëdha se angazhimi i vendasëve, nuk ishte real. Përderisa kundërshtari po synonte ta realizonte golin e dytë, disa lojtarë të Skënderbeut ishin thjeshtë spektatorë. Ata as mundin më të vogël nuk po e bënin në zonën e 16 metërshit të tyre, ku dinamovitët po provonin me të gjitha forcat, të shënonin, raporton Klankosova.tv. Foto e shkëputur nga video sekuenca e RTSH-së Le që goli erdhi, por “Nëndetsja” tironse, arriti që edhe dy herë të tjera ta tund rrjetën, duke e mbyllur krejt ndeshjen me rezultat 0-4, apo 4-2 në të dyja përballjet, për biletën që dërgon në gjysmëfinale. I gjithë rrjeti vazhdon ta komentojë episdonin e tillë, përderisa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit apo instancat tjera, nëse po hetohet ajo që ndodhi. Vetëm dy lojtarë nga mbrojtja po vraponin pas topit, duke u munduar ta ndalojnë kundërshtarin, të gjithë të tjerët vetëm po shikonin.