Paparazzi i Prive KlanKosova mëson se cili është destinacioni i radhës i Adrola Dushit (VIDEO) NULL NULL 04.10.2025 22:32 04.10.2025 22:32 Këtë javë, në rubrikën Paparazzi të emisionit Prive në Klan Kosova, ka rënë në sy grimeri i njohur shqiptar, Arbër Bytyqi. Ajo që ka tërhequr vëmendje në fotografitë tona paparazzi është luksi që makeup artisti posedon në këtë paraqitje të paplanifikuar para kamerave. Ai po i drejtohej veturës së tij Mercedes S-Class 350, e cila mund të kushtojë deri në 50.000 euro, varësisht nga viti i prodhimit. Nga fotografitë kemi mundur të vërejmë se nga koka te këmbët ishte i veshur me Yves Saint Laurent, ndërsa syzet që kishte vendosur ishin nga brendi luksoz Gucci. Përveçse ishte i veshur me Yves Saint Laurent, në dorë mbante edhe një paketim plastik nga po i njëjti brend. Ndërkohë, duke qëndruar tek gjërat e shtrenjta dhe stili i jetesës luksoze, pjesë e paparazzit tonë është bërë edhe këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Adelina Tahiri. Ajo njihet për garderobën e saj të pasur me veshje të firmave të shtrenjta, që përkthehet në shifra me shumë zero pas tyre. Siç duket, Adelina nuk do të ngopet kurrë me blerjet dhe këto pritet të vazhdojnë deri në fund të jetës së saj. Në fotografitë paparazzi që kanë mbërritur në redaksinë tonë, ajo është shfaqur duke blerë një çantë të brendit Hermès, direkt nga një dyqan në Vjenë, gjatë një udhëtimi me bashkëshortin e saj. Adrola Dushi, në anën tjetër, është bërë pjesë e Prive Klan Kosova në momentin kur në redaksinë tonë kanë mbërritur disa fotografi të modeles. Ajo është kapur nga kamera në aeroportin e New Yorkut, dhe sipas informacioneve që kemi, bukuroshja do të udhëtonte drejt Las Vegasit. /Klankosova.tv