Pandeli Majkos i besohet fushata elektorale në Kavajë NULL NULL 13.01.2025 13:44 13.01.2025 13:44 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko Kryesocialisti Edi Rama në Shqipëri edhe këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik të subjektit që e drejton. Fokusi ishte pikërisht vota e diasporës. Top Channel shkruan se ka pasur edhe një zhvillim të ri me Pandeli Majkon i cili të hënën e shkuar iu hoq drejtimi politik i qarkut Kukës. Tch me anë të burimeve mëson se Pandeli Majko është caktuar të angazhohet në qytetin e Kavajës. Të njëjtat burime tregojnë se ish-kryeministri socialist do të prezantohet pasditen e sotme në asamblenë e PS Kavajë, një qytet bastion i të djathtës.