Tenton t’i ikë policisë me motoçikletë, shkakton aksident trafiku NULL NULL 05.07.2026 09:05 05.07.2026 09:05 Një drejtues motoçiklete ka tentuar t’i ikë policisë në Prizren, duke u përplasur më pas me motoçikletën zyrtare të Policisë së Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 4 korrik rreth orës 19:50 në rrugën “Lulzim Gutaj”. Drejtuesi i motoçikletës nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, ai ka goditur motoçikletën zyrtare të policisë. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar. “Rr. Lulzim Gutaj, Prizren / 04.07.2026 – 19:50. Është raportuar se njësiti policor i motoçikletave kanë tentuar ta ndalojnë një motoçikletë për shkak të lëvizjes me shpejtësi të madhe, por drejtuesi i motoçikletës i dyshuari mashkull K/Shqiptar kishte tentuar të ikë dhe largohet. I dyshuari me motoçiklete kishte goditur motoçikletën e policisë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk ka pasur të lënduar”.