Tentoi të vidhte në një shtëpi, hajni kapet në flagrancë në Prishtinë NULL NULL 05.07.2026 09:09 05.07.2026 09:09 Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi është kapur në tentativë për të hyrë dhe kryer vjedhje në një shtëpi në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është hasur nga njësiti policor në momentin kur po tentonte të depërtonte në objektin e viktimës, transmeton Klankosova.tv. Pas ndërhyrjes së menjëhershme, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim. Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.