Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Alarm te Maroku: Saibari pëson lëndim, në dyshim për çerekfinalen

NULL NULL
05.07.2026 09:34

Maroku festoi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores ndaj Kanadasë, por ndeshja solli edhe një goditje të rëndë për “Luanët e Atlasit”.

Ylli i skuadrës, Ismael Saibari, u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 22-të, pasi pësoi një lëndim muskulor në pjesën e pasme të kofshës (hamstring). Mesfushori i ri i Bayern Munich u pa i dëshpëruar teksa kërkoi zëvendësimin dhe nuk mundi ta vazhdonte takimin.

Për momentin, federata marokene nuk ka dhënë një diagnozë zyrtare, por raportimet e para bëjnë të ditur se paraqitja e tij në çerekfinale është seriozisht në dyshim, derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore.

Saibari ka qenë heroi i Marokut në këtë Botëror, duke shënuar ndaj Brazilit, Skocisë dhe Haitit, si edhe penalltinë vendimtare në triumfin ndaj Holandës. Mungesa e tij do të ishte një humbje e madhe për marokenët, të cilët po zhvillojnë një turne fantastik.

lajme të ngjashme