Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BB Poqi me koncert madhështor në Klan Arena – 40 vjet karrierë në rock (VIDEO)

NULL NULL
05.07.2026 10:11

Këngëtari i njohur Bajram Bylykbashi, i njohur me emrin artistik BB Poqi, po shënon 40-vjetorin e karrierës së tij muzikore me një koncert të madh në Klan Arena.

Ai tha në emisionin ‘Weekend’ në Klan Kosova, se rrugëtimi i tij në muzikë ka qenë i gjatë dhe i mbushur me sfida, por edhe me kënaqësi e përkushtim të vazhdueshëm.

 “Është një rrugëtim shumë i gjatë, me sfida dhe kënaqësi. Jam i lumtur që kam dhënë një kontribut të vogël në muzikë, një pikë në oqean”, tha ai.

Poqi potencoi se përgatitjet kanë nisur që nga muaji prill dhe se në skenë do të interpretohen hitet e tij nga vitet ’80, ’90 dhe 2000, së bashku me mysafirë specialë.

Koncerti mbahet sonte në ora 20:45 në Klan Arena, si shënim i një prej jubileve më të rëndësishme të karrierës së tij artistike.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

 

 

lajme të ngjashme