Panairi i Librit përmes fotografive NULL NULL 08.06.2016 14:35 08.06.2016 14:35 Dje është hapur Panairi i 18-të i Librit në Prishtinë, në të cilin janë prezantuar mbi 1200 tituj të rinj të librave, ndërsa numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4 mijë e 500. Në panair do të ketë shumë aktivitet, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore: -450-vjetori i lindjes së Pjetër Budit -400-vjetori i vdekjes së Shekspirit -400-vjetori i vdekjes së Servantesit -150-vjetori i lindjes së Ndre Mjedës -150-vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit -100-vjetori i lindjes së Mbretëreshës Geraldinë -100-vjetori i lindjes së Jusuf Vrionit -100-vjetori i lindjes së Esad Mekulit -90-vjetori i lindjes së Kasëm Trebeshinës -80-vjetori i lindjes së Ismail Kadaresë -80-vjetori i lindjes së Rexhep Qosjes -80-vjetori i lindjes së Adem Demaçit Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në ditët e panairit. Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj, ndërsa pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora. Panairin pritet ta vizitojnë rreth 38.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. klankosova.tv