Pamje nga Batllava, ku vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 17:32 30.06.2026 17:32 Foto nga Batllava ku po kërkohet 25 vjeçari i zhdukur Në Liqenin e Batllavës po vazhdojnë kërkimet për një person të zhdukur, ndërsa Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në pamje shihet prania e ekipeve përkatëse si dhe sigurimi i perimetrit me shirita sinjalizues. Sipas burimeve të Klankosova.tv, bëhet fjalë për një person rreth 25-vjeçar, i cili ishte në anije së bashku me gruan e tij dhe fëmijët. Gjithnjë sipas burimeve, gruaja e tij në fillim kishte menduar se ai ishte duke notuar, ndërsa më pas e kuptoi se ai kishte telashe gjatë notimit. Deri më tani, ekipet e FSK-së si dhe Policisë së Kosovës për kërkim-shpëtim ende nuk kanë arritur të gjejnë atë, ndërsa burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se tani më kanë kaluar rreth 5 orë që nga zhdukja e tij. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 13:00 është pranuar një informatë se ai ka hyrë në ujë dhe më pas nuk është parë të dalë. Ndërsa Ekipi i Kërkim-Shpëtimit në ujëra i Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’i bashkohet operacionit për gjetjen e personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës./Klankosova.tv Personi i zhdukur në Batllavë dyshohet të jetë rreth 25-vjeçar, ai ishte në varkë bashkë me familje