Pakistani bëhet me prezantuesen e parë transgjinore NULL NULL 26.03.2018 19:30 26.03.2018 19:30 Një kanal televiziv në Pakistan ka punësuar prezantuesen e parë transgjinore në këtë vend. Marvia Malik, gazetare e cila një kohë kishte punuar edhe si modele, ka thënë se ishte ndjerë tejet e emocionuar kur kishte marrë ofertën për punë. Ajo prezantoi lajmet për herë të parë ditën e premte për transmetuesin Kohenoor, pas tre muajsh praktikë. Personat transgjinorë përballen me diskriminimin në Pakistan dhe shumë prej tyre kanë problem të gjejnë punësim. Malik është shprehur e lumtur me mundësinë që ishte ofruar dhe shpreson se puna e saj do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së komunitetit transgjnor në Pakistan.