Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pagoi aksidentalisht faturën e rrymës së fqinjit për vite me radhë

NULL NULL
18.09.2024 21:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni të ShBA-së, ku një banor ka zbuluar se ka paguar gabimisht faturat e energjisë elektrike për fqinjin e tij për gati 18 vjet.

Ken Wilson, i cili jeton në të njëjtin apartament që nga viti 2006, filloi të dyshonte kur vuri re një rritje të konsiderueshme në faturën e energjisë së tij. Për të ulur shpenzimet, ai mori masa për të reduktuar përdorimin e energjisë.

Kur e vërejti se shifra e faturës nuk u ul, Wilson kontaktoi kompaninë për të hetuar situatën.

“Më dukej se ndodhte ndonjë rrjedhje, dikush mund të ishte duke vjedhur elektricitetin tim, ose matësi mund të kishte ndonjë defekt, sepse diçka nuk ishte në rregull”, tha ai për CBS Sacramento, transmeton Klan Kosova.

Një punonjës i kompanisë së energjisë vizitoi matësin e Wilsonit dhe zbuloi se kompania kishte qenë duke e faturuar atë për njësinë e apartamentit fqinj, në vend të apartamentit të tij.

Wilson njoftoi se ngatërresa mund të ketë ndodhur gjatë të gjithë periudhës 18-vjeçare që ai ka jetuar në atë apartament.

Kompania PG&E e pranoi gabimin dhe njoftoi: “Ne pranojmë se ka ndodhur një gabim në këtë rast dhe jemi plotësisht të angazhuar për të korrigjuar situatën me klientin dhe për të bërë që ai të jetë i kompensuar siç duhet”.

lajme të ngjashme