Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pa duar dhe pa këmb, i frymëzon të tjerët (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2015 22:00
Trent Nelson | The Salt Lake Tribune Motivational speaker Nick Vujicic speaks to students at Bryant Middle School and beyond about the dangers of bullying. The assembly was simulcast and streamed to some schools across Utah Thursday March 7, 2013 in Salt Lake City

 Nick Vujicic, është 32 vjeçar dhe ka lindur pa duar dhe pa këmbë.

Nuk ka asnjë shpjegim mejkësorë për paaftësinë fizike të Vujcic, por mjekët i kanë thënë se rasti i tij është shumë i rrallë i njohur si sindorma tetra-amelia, transmeton Klan Kosova.

E po, paramendoni me çfarë vështirësi hasë çdo ditë Vujicic.

Me gjithçka që ne e marrim si të mirëqenë.

Por, ai cilësohet si Presidenti i fjalimeve motivuese.

Atë nuk e kanë ndaluar, paaftësia e tij fizike, në përjetimin e gjërave në këtë jetë.

Ai noton pothuajse çdo ditë, e gjithashtu ai bënë edhe parashutizëm.

Por kjo ndjenjë e besimit nuk ka ardh natyrshëm te Vujicic.

Ai ishte rritur në Melbourne, në Australi dhe kishte vuajtur nga depresioni për shkak të keqtrajtimeve që i’a bënin në shkollë.

Kur ishte vetëm 10 vjeç ai kishte tentuar ta vriste vetën.

Me kalimin e kohës, Vujicic ka punuar me vetëm që të ketë më shumë qëndrime e mendime pozitive.

Kur mbushi 17 vjet, ai ka folur për herë të parë në publik.

Tash vite pas, ai ka dhënë qindra fjalime nëpër botë, e ka vizituar më shumë se 50 shtete.

Autori i librit “Love Without Limits”, tani jeton në Kaliforni me gruan e tij dhe djalin dy vjeçar.

lajme të ngjashme