Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë

NULL NULL
16.06.2025 22:22

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar xhudisten Laura Fazliun, e cila i solli Kosovën edhe një medalje botërore, atë të bronztën në një garë të jashtëzakonshme.

Osmani tha se Fazliu ka treguar forcën e sportit dhe vajzave të Kosovës që nuk ndalen kurrë.

“Me përkushtim dhe talent të jashtëzakonshëm, Laura ka treguar forcën e sportit tonë dhe shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë. Ajo vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, e para e shtetit falënderoi edhe trajnerët e saj, legjendat Majlinda Kelmendin dhe Driton Kukën, për siç tha, punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj brezit të ri të kampionëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.