Osmani: S’do flitet për shkëmbim territoresh me Serbinë, edhe nëse e kërkon SHBA NULL NULL 13.11.2019 23:34 13.11.2019 23:34 Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, nuk do të diskutohet edhe nëse e kërkon SHBA. Kështu deklaroi Vjosa Osmani, e cila shprehu bindjen se një gjë e tillë nuk do të kërkohet. Ajo theksoi se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të krijonte precedentë për gjithë rajonin. “Serbia nuk duhet të shpërblehet me tokë të Kosovës për krime që i ka kryer duke filluar nga gjenocidi, krimet ndaj njerëzimit. Nuk ka asgjë pragmatiste në shkëmbim territoresh, i cili do krijonte zhvendosje të popullatës, rrjedhimisht një lloj zhvendosje që mund të duket paqësore, por është në fakt krim”, ka thënë ajo në Opinion, njofton Klan Kosova. “Ka probleme të shumta sepse krijohet precedent pasi shtetet që kanë kryer gjenocid duhet të shpërblehen me territor. Nuk mund të vendoset në situata të krahasueshme Serbia dhe Kosova dhe t’i thuhet të dyjave shpërblehuni me diçka. Kur kanë hyrë Kosova dhe Serbia në dialog pajtimi ka qenë që për hapat që do marrin do përfitojnë nga BE dhe jo të marrin diçka nga Kosova se Kosova është një shportë me mollë dhe me dardhë. Do krijonte një precedent në rajon. Nuk do përfundonte me Kosovë, do vijonte me Maqedoninë, me Malin e Zi e deri tek shtetet si Hungaria”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë