Osmani: Kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë NULL NULL 28.09.2022 07:28 28.09.2022 07:28 Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit. “Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”,ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. Ajo ditëve të fundit ishte duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton KlanKosova.tv.