Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Kosova, e gatshme t’i bashkohet BE-së

NULL NULL
25.08.2025 09:13
Vjosa Osmani
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për tansmetuesin polak TVP World në Alpbach, tha se Kosova është në linjë me Bashkimin Evropian, dhe se vendi ynë është 97/ 100 për qind gati t’i bashkohet BE-së.

Derisa sa i përket çështjeve politike që Kosova t’i bashkohet BE-së Osmani thotë se këtu vendi ynë has në më shumë telashe, pasi ka ende pesë shtet mosnjohëse të BE-së karshi Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Ka shumë njerëz që janë të frustruar, por ne nuk e humbim durimin, përkundrazi do punojmë më shumë”, u shpreh tutje e para e vendit.

Ajo shton se kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet, duke përmendur këtu Serbinë fqinje, e cila nuk ka sanksionuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, e që sipas Osmanit, shteti serb është po ashtu shtet agresiv.

Osmani foli edhe për lëvizjet që është duke i bërë Rusia, ku sipas saj, ky shtet kërkon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Tutje, Komandantja Supreme tha se nuk është aspak e lehtë për Kosovën të ketë një fqinj mizor, dhe që kërkon ta destabilizojë rajonin.

Megjithëse ajo shton se Kosova është vend tejet i sigurt, pavarësisht rreziqeve që i imponohen. /klankosova.tv

lajme të ngjashme