Osmani e Kurti ankohen në Serbinë (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 19.10.2022 20:21 nga Besnik Tahiri 19.10.2022 20:21 I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar vizitë në Kosovë, të mërkurën. Emisari amerikan, takoi së pari presidenten Vjosa Osmani e pastaj kryeministrin Albin Kurti. “Ne diskutuam çështjen e marrëdhënies me Serbinë, implikimet rajonale të dialogut e rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për pavarësinë, sovranitetin e sigurinë tuaj”, tha Escobar, pas takimit në kryeministri. Zyrtari nga Uashingtoni ka përgëzuar Kosovën për rreshtimin me vlerat evropiane në kohë të një krize në Evropë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbështesin Kosovën në krejt aspiratat e saj euro-atlantike. Do vazhdojmë të shohim për mënyra që të jemi partner me qeverinë e Kosovës, që kjo të bëhet realitet” Nga ana e tij Kurti, theksoi se Kosova është pala konstruktive në dialog dhe se është gati për marrëveshje ligjërisht obliguese me në qendër njohjen. E Osmani, ju ankua mysafirit për veprimet që sipas saj po i bënë Serbia në veri të Kosovës duke i financuar ato që ajo i quan strukturat paralele. Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për perëndimin e Ballkanit, të enjten zbarkon në Beograd ku qysh në mëngjes ka takim me presidentin, Aleksandar Vuçiq.