Orari i plotë i Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll NULL NULL 07.02.2022 16:59 07.02.2022 16:59 Final 8 Kupa e Kosovës, për nder të Agim Llukës, pritet një spektakël i madh i basketbollit. Tetë skuadrat e elitës, katër më të mirat e elitës së femrave dhe katër të Ligës së Parë do të garojnë për trofetë e çmuar. Fillimisht do të zhvillohet dueli mes Prishtinës dhe Trepçës, në konkurrencën e femrave. Ky është takimi i vetëm që zhvillohet në Prishtinë. Spektakli fillon të mërkurën në Pejë, ku organizohet Final 8. Dueli i parë zhvillohet ndërmjet Penzës dhe Bashkimit te femrat, ku të dy skuadrat duan të kualifikohen në finalen e madhe, shkruan FBK, transmeton Klankosova.tv. Më pas është radha e meshkujve. Në çerekfinalen e parë përballen Rahoveci dhe Trepça. Mitrovicasit janë favoritë, por Vreshtarët, me përforcimet e fundit, kanë rritur synimet dhe shpresojnë të kualifikohen në gjysmëfinale. Ceremonia hapëse do të zhvillohet të mërkurën nga ora 19:20, ku do të ketë shumë befasi për tifozët dhe teleshikuesit. Peja-Sigal Prishtina është një super duel mes skuadrave më të trofeshme në Kosovë. Rivalët e vjetër pritet të sjellën spektakël të basketbollit. Ndërkohë, kampioni Golden Eagle Ylli ka fat që ndeshet me Dritën, që nuk di për fitore në këtë edicion, kurse dueli i fundit çerekfinal është mes skuadrave prizrenase, Prizreni 16 dhe Bashkimi. Të premten zhvillohen gjysmëfinalet, ndërsa e diela është e rezervuar për finalet: Finalja e Kupës së Ligës së Parë, Finalja e Femrave dhe Finalja e Meshkujve. Orari E martë 13:00 Prishtina-Trepça (ndeshja zhvillohet në Prishtinë) Final 8 në Pejë E mërkurë 14:00 Penza – Bashkimi 17:00 Grupi B: Trepça – Rahoveci 19:20 Hapja solemne 20:00 Grupi C: Peja – Sigal Prishtina E enjte 14:00 Istogu – Vëllaznimi (Liga e Parë) 17:00 Grupi A: Golden Eagle Ylli – Drita 20:00 Grupi D: Prizreni 16 – Bashkimi E premte 14:00 NEW Basket – Vushtrria (Liga e Parë) 17:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesit e grupit B-C) 20:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesit e grupit A-D) E diel 12:00 Finalja e Kupës së Ligë së Parë 15:00 Finalja e Femrave 18:00 Finalja e Meshkujve