Opozita e quan shokuese e të turpshme videon e Kurtit për Ivanoviqin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 17.01.2023 20:30 nga Qendresa Sinani 17.01.2023 20:30 Oliver Ivanoviqin e ngriti në piedestal me fjalët më të larta. Por, kryeministri Albin Kurti, me epitetet që i dha politikanit serb në 5 vjetorin e vrasjes së tij, u ulë fortë poshtë në sytë e kundërshtarëve opozitarë. Këta të fundit reaguan menjëherë të nervozuar për lëvdatat që i pari i qeverisë bëri ndaj ish kryetarit të iniciativës qytetare, bile atë edhe në gjuhën serbe. Nga PDK thanë se Kurti thuri elozhe për Ivanoviqin kurse për LDK-në me këtë gjest të “turpshëm” i pari i qeverisë po mundohet t’i fitojë zemrat e serbëve. E, ndryshimi i deklarimeve të Kurtit si opozitar e tani si krye-qeveritar po u duket ofenduese edhe AAK-së, ndaj nga kjo parti thanë se videoja e publikuar ka qenë shokuese për ta.