Operohet Xheneta Fetahu, kjo është arsyeja (VIDEO) NULL NULL 06.10.2025 11:11 06.10.2025 11:11 Gazetaja Blerina Shoshi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka bërë të ditur se ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu është operuar. Sipas saj, operacioni nuk ka qenë serioz dhe se i njëjti ka pasur të bëjë me mishin e dhëmbëve. “Xheneta është një ish-banore e Big Brother VIP Kosova, e cila është bërë operacion kohëve të fundit dhe personat që i kanë qëndruar afër kanë qenë Adri dhe Iliriana. Nuk ka qenë ndonjë operacion serioz, por ka qenë i domosdoshëm” “Operacioni ka qenë për mishin e dhëmbëve nëse nuk gaboi, nuk ka qenë diçka shumë serioze”, u shpreh tutje Shoshi./Klankosova.tv