“One Thing at a Time” i Morgan Wallen kryeson listën e albumeve në ShBA për të tetën javë me radhë NULL NULL 06.05.2023 16:01 06.05.2023 16:01 Morgan Wallen “One Thing at a Time” i Morgan Wallen është albumi numër një në Shtetet e Bashkuara për të tetën javë radhazi. Në vendin e dytë në tabelën Billboard 200 të së shtunës është “D-Day” e Agust D, e ndjekur nga “Folklore: The Long Pond Studio Sessions” i Taylor Swift, në pozitën e katërt është “Midnights” po ashtu i Swift dhe “Never Broke Again’s Don’t Try This at Home” i YoungBoy në pozitën e pestë. Në të gjashtën është SZA me “SOS”, Wallen me “Dangerous: The Double Album” në të shtatën, “Gettin’ Old” i Luke Combs në pozitën e tetë, “Heroes & Villains” i Metro Boomin në të nëntën dhe “Lover” e Taylor Swift në pozitën e dhjetë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.