Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Omnisport shkret, pa sallë e pishinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Mërgime Taraku 26.03.2023 20:23

Reshjet e shiut që prekën komunën e Mitrovicës në janar të këtij viti, lanë pasoja goxha të mëdha. Më së shumti u prek Qendra Multifunksionale “Omni Sport”, e cila tash e tre muaj vazhdon t’i ketë jashtë funksionit disa pjesë.

Vërshimet sipas, menaxherit, Sami Zeka, i preken të gjitha pajisjet, të cilat më pas u detyruan t’i pastronin me stafin, duke bërë të pamundurën që t’i rikthejnë në funksion. Që kjo qendër të kthehet në gjendjen e mëhershme, kërkuan ndihmë edhe nga institucionet.

Nga komuna e Mitrovicës treguan se këtë problem e kanë proceduar në nivelin qendror, anise nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje. Sanimi i këtij problemi, sipas vlerësimeve të ekspertëve komunalë, kap vlerën prej 1 milionë e 600 mijë euro.

lajme të ngjashme