Old Trafford, stadiumi me erën më të keqe në Premier Ligë NULL NULL 22.10.2024 14:53 22.10.2024 14:53 Old Trafford është zgjedhur si stadiumi që mban erën më të keqe në Premier Ligë. Stadiumi i Manchester Unitedi kryeson listën me më së shumti ankesa për erëra të këqija, ku fansat në TripAdvisor i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë problem. OddsMonkey i ka analizuar vlerësimet e vizitorëve duke e analizuar “erën” si fjalë kyçe. Ata më pas i kanë krahasuar numrin e ankesave për të 20 stadiumet e 20 klubeve elitare. “Era hudhër në stadium është shumë e rëndë gjatë turit; ata e përdorin hudhrën për ta vënë në bar në mënyrë që ta ruajnë atë”, thoshte një vlerësim.