Ohër: Shtatë persona janë helmuar nga klori në një pishinë NULL NULL 09.12.2023 19:34 09.12.2023 19:34 Oher Shtatë persona, dy nga Ohri dhe pesë nga Shkupi, dy prej të cilëve të mitur, janë helmuar nga klori në pishinë të një hoteli të Ohrit. Nga hulumtimet e para thuhet se ata kanë përdorur pishinën e mbyllur të hotelit dhe kanë shfaqur shenja të helmimit me klor. Në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, janë dërguar katër persona, ndërsa tre në Spitalin e përgjithshëm në Strugë. Tutje, bëhet e ditur se personat e helmuar janë jashtë rrezikut për jetën./Alsat.m