OBSH: Koha e antibiotikëve ekzistues po mbaron NULL NULL 21.01.2019 22:30 21.01.2019 22:30 Ekziston një anë e errët për suksesin e pabesueshëm të antibiotikëve – Përdorimi i tepruar i trajtimeve të tilla ka çuar në suber-bakteret rezistente ndaj ilaçeve. “Tani, koha me këto barna po mbaron” është thënë në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nga OBSH-ja kanë thënë se rezistenca antimikrobiale – aftësia e baktereve, parazitëve, viruseve dhe kërpudhave për t’i rezistuar këtyre barnave – kërcënon të na kthejë në një kohë kur nuk kemi qenë në gjendje të trajtojmë lehtësisht infeksione të tilla si pneumonia, tuberkulozi, gonorreja dhe salmonella. Rreth 1.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi dhe shumë pacientë vuajnë sepse antibiotikët nuk funksionojne. “Në vitin 2017, rreth 600,000 raste të tuberkulozit ishin rezistente ndaj rifampicinës – ilaçi më efektiv në linjën e parë dhe 82% e këtyre njerëzve kishin tuberkulozë rezistente ndaj shumë llojeve të drogës” u bë e ditur nga OBSH. Agjencia tha se po punon për një plan për të luftuar rezistencën antimikrobike duke rritur ndërgjegjësimin, duke ulur infeksionin dhe duke inkurajuar përdorimin e kujdesshëm të barnave të tilla.