Oasis mund të ribashkohen për një turne NULL NULL 29.09.2015 14:20 29.09.2015 14:20 Ka gjashtë vjet që kur grupi britanik i rokut, Oasis janë ndarë. Por është duke u përfolur që grupi do të bashkohen për një turne në vitin 2016, transmeton Klan Kosova. Oasis ishin ndarë pas një konflikti në mes të anëtarëve Liam dhe Noel Gallagher në vitin 2009, por si duket vëllezërit kanë vendosur t’i lënë telashet në një anë. Sipas Daily Star, Noel dhe Liam janë duke negociuar bashkë me anëtarët e tjerë Andy Bell dhe Gem Archer për tu ribashkuar në një turne në Britani të Madhe.