Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nxjerr merimangën nga veshi (VIDEO)

NULL NULL
30.05.2015 20:54

Një njeri ka përdorur iphone për të parë brenda veshit të tij merimangen që po jetonte aty.

Kur Bruce Branit pati një dhimbje në vesh pasi kishte notuar në një liqen, ai vendosi të bëjë një ekzaminim, duke përdorur iphone e tij për të filmuar veshin e tij për t’u përpiqur për ta diagnostifikuar problemin vetë.

Ai kishte qënë duke notuar në liqenin në Misuri veriore dhe veshi i tij kishte ndjerë bllokim pas daljes së tij nga uji.

Por pas pamjeve të veshit të tij që i bëri me iphone ai ishte i tmerruar për gjetjen e një merimange të madhe me gjemba, transmeton Klan Kosova.

Branit më vonë kishtë postuar videon në youtube duke shkruar: ”Notova në liqenin e Ozarks fundjavën e kaluar dhe mora një infeksion në vesh pas një dhimbje super të madhe. Veshi ishte bllokuar totalisht, u përpoqa të përdorë telefonin tim për të parë nëse unë mund të shoh ndonjë gjë, dhe gjeta këtë!!!!!!’’

https://www.youtube.com/watch?v=CMLG3I7tPx8

Kjo nuk është hera e parë që dikush ka kapur një merimangë në veshin e tij.

Në nëntor këngëtarja Katie Melua ka zbuluar një merimangë që kishte jetuar në veshin e saj për një javë.

 

 

lajme të ngjashme