Nxënësit testohen për pavarësi me test digjital (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 16.02.2022 20:55 nga Drin Demiri 16.02.2022 20:55 Në publik ishin prindërit. Rolin e jurisë e patën arsimtarët. Para tyre, nxënësit e shkollës ‘Emin Duraku’ në Prishtinë garuan në dije, për nder të festës së pavarësisë. Pyetjet në kuizin digjital ishin nga lëndë të ndryshme, njofton Klan Kosova. Për vendin e parë, të rinjtë garuan edhe në vizatim. Një kuiz, në këtë formë, u zhvillua për herë të parë në këtë institucion arsimor, derisa ky organizim synohet të bëhet traditë, në përvjetorët e shtetësisë.