Nxënësit marshojnë për Astrit Deharin NULL NULL 17.11.2016 16:04 17.11.2016 16:04 Nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës nesër në orën 14:00 do të mbajnë marsh protestues për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. ‘Nesër në ora 14:00, tek sheshi”Zahir Pajaziti” do të mbahet marshi protestues i nxënësve të shkollave të mesme. Pjesëmarrës do jenë të gjithë nxënesit e shkollave të mesme në Prishtinë. Ju ftojmë që ta ndjekni aktivitetin tonë”,thuhet në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova