Nusja gjen mesazh të fshehtë nga nëna e saj e ndjerë poshtë sandaleve të dasmës NULL NULL 18.03.2019 14:30 18.03.2019 14:30 Një nënë mendoi se do të ishte në gjendje të jetë më vajzën e saj ditën kur të martohej, mirëpo ajo e dinte se do të humbiste betejën e saj me kancerin, transmeton Klan Kosova. Emma nga Leicestershire, Angli, u fejua në vitin 2016 dhe shpresonte që nëna e saj të ishte pranë saj në ditën e madhe. Megjithëse nëna luftoi me sëmundjen në mushkëri, ajo vdiq në vitin 2017, shumë kohë përpara datës së dasmës së vajzës së saj në gusht të këtij viti. Para disa ditësh, Emma mori një palë sandale ngjyrë rozë, të paguara nga nëna e saj me një mesazh të fshehtë poshtë tyre. “Dua që ti të kesh një dhuratë nga unë në ditën tënde të dasmës, këpucët e martesës tënde janë dhurata ime”, thuhej në shkrimin e artë. “Shpresoj që të kalosh një ditë magjike, shumë dashuri dhe përëqafime. Mami”.