Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nusja dhe vajza rrahin vjehrrën/nënën, njëra arrestohet e tjetra lirohet

NULL NULL
01.11.2025 08:25

Janë arrestuar dy femra kosovare pasi të njëjtat kanë sulmuar fizikisht vjehrrën, respektivisht nënën.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, shkruan Klankosova.tv

Njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, kurse tjetra është arrestuar.

“Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, njofton PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme