Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuri Seferi: Kënga ”Albanian” pjesë e frymëzimit tim në ndeshjet e mia

NULL NULL
13.04.2016 22:39

Në pjesën e dytë të emisionit NIN me Alaudin Hamiti, minutat e rezervuara ishin për të ftuarin, boksierin shqiptar Nuri Seferi.

Shumë televizione të famshme botërore transmetojnë meçe të boksierit shqiptar Serferi, e që ky i fundit jo rrallë herë shprehë ndjenjat patriotike që ai bartë.

E për shkak të këtij patriotizmi që ai shfaq sa herë që mundet, Nuri Seferi njihet si ‘’Tysoni Shqiptar’’, njofton Klan Kosova.

Por ajo çfarë e emocionon boksierin shqiptar duke e bërë edhe më të fuqishëm janë tingujt e këngës së Etnon dhe Lyrical Son & Dj Blunt e cila pikërisht mban titullin ‘’Albanian’’.

‘’Kënga ‘’Albanian’’ më kujton shumë gjëra dhe më emocionon sepse gjatë çdo ndeshjeje që kam pasur kjo këngë ka qenë motivimi dhe frymëzimi im’’.

‘’ Në këtë moment ndjehem si të jem në ring, kur dëgjoi këtë këngë’’, thotë Nuri Seferi, mysafir i ftuar në N’drrimin e Natës,  në Klan Kosova.

lajme të ngjashme