Numërimi i votave me kusht drejt përfundimit, Elezi jep detaje NULL NULL 22.10.2025 10:16 22.10.2025 10:16 Valmir Elezi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht, proces i cili filloi një ditë më parë. Rezultatet nga ky numërim janë duke u paraqitur në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Votimi me kusht”. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Klankosova.tv se më 12 tetor, në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime të veçanta, në 38 komuna. “Pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së mërkurë, në këtë qendër do të vijojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit të personave me nevoja të veçanta, i cili është zhvilluar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve dhe përmes ekipeve mobile. Numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467”. “Rezultatet nga ky numërim do të pasqyrohen në platformën për rezultate, në rubrikën “Rezultatet QNR – Nevoja të veçanta (VPNV)”, tha ai, transmeton Klankosova.tv. Gjithashtu, në QNR, të martën është përmbyllur procesi i skanimit të Listës së Votuesve. “Skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy here: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht:, bëri të ditur Elezi, transmeton Klankosova.tv.