Nuk u nominua në “Oscar”, Jennifer Lopez: Ndjehem si e huaj në Hollywood NULL NULL 18.09.2021 11:39 18.09.2021 11:39 Jennifer Lopez bëri disa deklarata interesante duke thënë se po ndihej si e huaj në Hollyëood, edhe përkundër faktit se i kishte realizuar gati 30 filma. Lopez ka dy filma të rinj që pritet të dalin, i pari është “Marry Me” me Owen Wilson dhe i dyti “Shotgun Wedding” me Josh Duhamel. Ajo deklaratën e saj e filloi duke thënë se të gjithë duan të ndihen sikur i përkasin një vendi siç është Hollyëoodi, por se ajo nuk po ndihej pjesë e tij. I tërë ky revoltim i Jennifer Lopezit mund të jetë si pasojë e mosnominimit për rolin e saj si ‘Ramona’ në filmin “Hustlers”, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv. Në vend të kësaj nominimet për ‘Oscar’ shkuan për Scarlett Johansson (Jojo Rabbit), Florence Pugh (Little Women), Kathy Bates (Richard Jeëell), Margot Robbie (Bombshell) dhe Laura Dern (Marriage Story), e cila edhe fitoi çmimin. Megjithatë, esenca e deklarimit të saj ishte të shprehte sa e rëndësishme është që gratë latine të fuqizohen.