Nuk kishin bileta, policia nuk i lejon tifozët turq të hyjnë në “Fadil Vokrri” NULL NULL 31.03.2026 18:58 31.03.2026 18:58 Ka mbetur edhe pak kohë deri te fillimi i ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë. Një numër i madh i tifozëve turq u kthyen nga policia gjegjësisht Njësia Speciale Operative (NJSO) dhe nuk u lejuan të hyjnë në stadium për shkak se nuk kishin bileta. Finalja e madhe Kosovë-Turqi nis nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” synojnë ta shkruajnë historinë duke marrë pjesë për herën e parë në Kampionatin Botëror, njofton Klankosova.tv.