“Nuk kam pas shpirt me pa videon”, nëna e 13 vjeçares që u dhunua nga shoqet thyen heshtjen (VIDEO) NULL NULL 15.08.2025 14:39 15.08.2025 14:39 Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka thyer heshtjen nëna e vajzës e cila ditë më parë u dhunua fizikisht nga pesë bashkëmoshatare në Gjilan. Në rrëfimin e saj emocional, ajo bëri thirrje që prindërit të tregojnë më shumë kujdes ndaj fëmijëve të tyre, duke theksuar rëndësinë e dashurisë, përkushtimit dhe ndjenjës së empatisë në edukimin e tyre. “Jo nuk e kam pa, e kam dëgju veç një pjesë të shkurtë zërin e vajzës dhe me u ndje mas keqti që mundet me u ndi një nanë për fëmijën e vet. Për neve është një rast shumë i vështirë. Nuk ia kisha uru asnjë nane dhe asnjë fëmije me përjetua këtë që ne e kemi përjetu”, tha ajo. Ajo ndër tjerash tha se do të donte ta takonte personalisht gjyqtarin që e ka cilësuar lëndën si lëndim të lehtë trupor. “Nëse kjo video cilësohet si lëndim i lehtë trupor, çka mund të konsiderohet lëndim i rëndë?”, tha ajo. Nidqeni rrëfimin emocional në videon si në vijim: