Nuk ka të lënduar nga zjarri në Kamenicë, vetëm dëme materiale NULL NULL 30.08.2025 13:09 30.08.2025 13:09 Klan Kosova ka marrë vesh që në zjarrin në qendrën tregtare në Kamenicë nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale. “Më 30.08.2025, Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në këtë qytet. Njësitë policore, bashkë me zjarrfikësit, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë Policia për Klankosova.tv. “Sipas hetimeve të para, janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”. “Ekspertët e zjarrfikësve janë duke punuar për të zbuluar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit”.