Nuk ka bindur te Milani, agjentja siguron qëndrimin e sulmuesit te “Rosonerët” NULL NULL 27.08.2025 13:26 27.08.2025 13:26 Santiago Gimenez u transferua te Milani në janar nga Feyenoordi për 32 milionë euro. Sulmuesi meksikan ka shënuar vetëm 6 gola në 21 paraqitjen me fanellën “rosonere”, transmeton klankosova.tv. Ka pasur spekulime për largimin e tij por ka qenë agjentja Rafaela Pimenta që ka përgënjeshtruar këto raportime. “Gimenez nuk do të largohet nga AC Milan. Mund t’ju garantoj se raportimet nuk janë të vërteta. Ai do të qëndrojë në klub”, theksoi Pimenta.