Nobelisti Shechtman: Kosova po tkurret, ka pak fëmijë (VIDEO) NULL NULL 08.05.2023 18:29 08.05.2023 18:29 Nobelisti izraelit Dan Shechtman ka folur për rënien e natalitetit në Kosovë, të cilën ai e cilësoi si problematike, pasi, sipas tij, qytetarët janë burimi kryesor i zhvillimit të këtij vendi. “Tani është dy fëmijë për grua dhe së shpejti do të zbriste te standardi evropian 1.5 që nuk është mirë, pasi qytetarët e Kosovës janë burimi kryesor i vendit tuaj. Nuk është as metali as mineralet, pra është mendësia e njerëzve dhe këtë nuk mund ta nxirrni nga dheu, por duhet ta zhvilloni… Ky është një problem madhor, duhet të rriteni dhe tani situata është se ju jeni duke u tkurrur se nuk kemi shumë fëmijë”, ka thënë Shechtman për Info Magazinë. Ai tha se Kosova duhet të ketë arsim të mirë në të gjitha nivelet. “Unë, një person i vetëm, kam gati 10 mijë inxhinierë, që e kanë vijuar klasën te unë. Pra, duhet të jeni aktivë në promovimin e arsimit të shkëlqyeshëm”, ka shtuar ai. Shechtam theksoi se Kosova duhet të krijojë kushte të mira, në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga vendi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO