Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“No Carmen” nga Zana Hoxha sonte premierë në Slloveni

NULL NULL
14.05.2026 13:59

Premiera e shfaqjes “No Carmen” me regji nga Zana Hoxha, do të prezantohet sonte nga ora 19:30, në “Slovensko mladinsko gledalisce”, në Lubjanë të Sllovenisë.

Midis operës, performancës, provave, fantazive, dhunës, dëshirës dhe spektaklit, “No Carmen” çmonton romantizimin e shkatërrimit dhe sfidon rrëfimet që vazhdojnë t’i shndërrojnë gratë në mite, fantazi dhe sakrifica.

Kjo shfaqje përpos premierës, do të ketë edhe tri repriza dhe për realizimin e këtij projekti është përfshirë një ekipë e gjerë.

Me dramaturgji të Urška Brodare, muzikë të Liburn Jupolli, koreografi të Lada Petrovski Ternovšek, skenografi të Dunja Zupančič, kostume të Jelena Proković e një numri të madh të profesionistëve, me role në këtë shfaqje do të prezantohen aktorët: Lina Akif, Dasa Doberske, Natasa Keser, Borsi Kos, Klemen Kovacic, Anja Novak, Marusa Oblak./Klankosova.tv

No description available.

lajme të ngjashme