Njihuni me Persephone – robotin që iu tregon vizitorëve mrekullitë e shpellës (VIDEO) NULL NULL 19.08.2021 12:44 19.08.2021 12:44 Një robot i quajtur Persephone po udhëzon vizitorët nëpër një shpellë të lashtë greke e njohur për grupin e saj të jashtëzakonshëm të stalaktiteve dhe stalagmiteve Roboti flet 33 gjuhë dhe i njofton njerëzit me formacionet nëntokësore përgjatë një vendkalimi të arritshëm të shpellës Alistrati që ndodhet 135 kilometra në verilindje të Selanikut. Roboti u quajt me emrin Persephone, vajza e perëndisë greke Zeus, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Sipas legjendës, Persefoni po merrte lule në një fushë pranë shpellës kur Plutoni, perëndia e nëntokës hapi tokën dhe e rrëmbeu. Plutoni – i njohur edhe si Hades – rrëmbeu Persefonin pasi Zeusi i dha leje që të merrte vajzën e tij si grua. Roboti ka ftuar njerëz në këtë nëntokë që nga mesi i korrikut, transmeton Klankosova.tv.