Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Njëri nga katër të plagosurit në Cetinje është në gjendje kritike

NULL NULL
03.01.2025 10:19
cetinje
Vendi i ngjarjes ku dyshohet të kenë mbetur të vrarë 7 persona në Cetinje, Mal i Zi. Foto: RTV Cetinje

Njëri nga katër pacientët e plagosur dy ditë më parë në Cetinje është ende në gjendje shumë kritike, njoftoi Qendra Klinike e Malit të Zi.

Ai pacient ka plagë me armë zjarri në kokë, është në gjendje kome dhe gjendja e tij monitorohet rregullisht.

Pas një analize të detajuar, ekzaminimit dhe të gjitha gjetjeve, siç shtojnë mjekët atje, tre pacientët e mbetur janë larguar nga aparatat e frymëmarrjes dhe janë ende në gjendje stabile me prognozë të mirë.

Aco Martinoviq nga Cetinja dy ditë më parë qëlloi për vdekje 12 persona dhe më pas vrau veten. Katër persona  janë të plagosur, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme