Një vit me COVID-19, Osmani: Lufta e përbashkët kundër virusit vazhdon (VIDEO) NULL NULL 13.03.2021 21:26 13.03.2021 21:26 Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, në njëvjetorin e paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vend ka thënë se si në çdo sfidë mësuam se kur ka dashuri e besim, ka gjithnjë qendrës e shpresë. Osmani nëpërmjet një videomesazhi u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, teksa thotë se në çdo sfidë nuk duhet të dorëzohemi derisa të dalim fitimtarë, njofton Klan Kosova. “Bashkëpuno, merre përgjegjësi, ndihmo, vetëm së bashku do t’ia dalim. Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë. Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim”, ka shkruar ajo.