Një vezë në ditë mban larg sulmet e zemrës! NULL NULL 22.05.2018 20:00 22.05.2018 20:00 Sipas raportimeve të studimeve të fundit nga Universiteti i Oksfordit, njeriu që nga fëmijëria e hershme duhet të konsumojë të paktën një vezë në ditë. Kjo për shkak se zvogëlohen shanset e goditjes së ndonjë sulmi në zemër, njofton Klan Kosova. Ata që ushqehen me një vezë gjatë një dite, reduktojnë rrezikun e një goditjeje në zemër për një të katërtën në krahasim me ata që rrallë i hanë ato, theksohet në studim. Ata që hëngrën mesatarisht pesë herë në javë ishin gjithashtu 12 përqind më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët analizuan mënyrën e të ushqyerit në më shumë se 400 mijë njerëz të shëndetshëm në Kinë te cilët i takonin moshës 30 deri në 79 vjeç, njofton Klan Kosova.