Një tren në Japoni ndalon në stacion vetëm për një pasagjere NULL NULL 22.02.2016 09:00 22.02.2016 09:00 Për tre vitet e fundit, një kompani e trenave në Japoni ka ndaluar në një stacion të largët në veri të Japonisë për të marrë vetëm një pasagjere. Pasagjerja është një nxënëse që e kap trenin në stacionin e largët Kami-Shirataki në orën shtatë të mëngjesit, për të arritur në klasë me kohë dhe të kthehet menjëherë në orën 17:00, transmeton Klan Kosova. Kjo kompani kishte planifikuar për të ndalur këtë shërbim, pasi ai ishte pothuajse i papërdorur, por pasi e kuptoi që pasagjerja nuk ka transport tjetër për në shkollë, nuk e ndaluan. Stacioni tani do të jetë i hapur për të derisa ajo të mbarojë shkollën e mesme në muajin mars. Kjo linjë është planifikuar të mbyllet më 26 mars.